Amnistia fiskale, Çuçi: Mundësi për emigrantët. Manja: S’kemi ngut, jemi në diskutim me BE-në

schedule13:15 - 11 Janar, 2023

schedule 13:15 - 11 Janar, 2023

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë përgjigjes të një pyetje të bërë nga gazetarët në sallën e konferencës nbë lidhje me amnistinë fiskale, u shpreh se kjo amnisti do të krijojë mundësinë që paratë e fituara me djersë nga emigratët shqiptarë për 30 vjet t’i investojnë në vendin e tyre.

Më pas ai shtoi se të përjashtuar nga kjo kategori janë personazhet e botës së krimit, politikanë dhe zyrtarë.

Amnistia fiskale, pastrimi i parave?

“Amnistia fiskale, nëse ti pyet që lidhet me pastrimin e parave, ështe e kundërta, amnistia fiskale do krijojë mundësinë që para të cilat janë fituar me djers nga shqitarët për 30 vite që kanë punuar në emigracion, do ti jepet një mundësi që ata para të investohen në vendin e tyre.

Nga ana tjetër është e qartq se kjo mundësi përjashtohet totalisht personazhet e botës së krimit, politikanë dhe zyrtarë.

Unë besoj që vete mekanizmnat ligjorë bëjnë  të mundur që të kontrollohet fenomeni,” u shpreh Çuçi.

Në lidhje me Amnistinë Fiskale foli edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se për këtë ligj janë në diskutim me Bashkimin Europian dhe se nuk e kanë me ngut.

“Projekti i Amnistisë Fiskale është një  projekt i shumë diskutuar dhe debatuar. Ky projekt ka të bëjë me legalizimin e punës së ndershme së qytetarëve shqiptar jashtë vendit.

Jemi në diuskutime të vazhdueshme me BE, nuk kemi ngutje, sepse duam të miratojmë një ligj i cili mbyll të gjitha shtigjet që ngrihen rreth këtij ligji dhe që kanë të bëjnë me pastrimin e parave nga bota e krimit. Në vlerësimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ligji ka të gjitha mekanizmat  e duhur për të mbyllur shtigjet e pastrimit të parave” u shpreh ministri i Drejtësisë. r.t/abcnews.al