Kryeminsitri Rama njoftoi sot se qeveria është gati të miratojë Amnistinë Fiskale gjatë këtyre ditëve për ta dërguar më pas për konsultim dhe votim në Kuvend.
Rama tha se kjo amnisti është e domosdoshme për emigrantët që kanë paratë e tyre të padeklaruara dhe kanë nevojë që të bëjnë futjen e tyre në sistem.
Por, gjithçka do të bëhet kundrejt një tarife të caktuar, e cila do të vijojë nga 5 deri në 10 për qind, shkruan abcnews.al.
Kryeministri tha se Amnistia Fiskale do të vijojë për një vit dhe do të ndahet në tre fasha, gjatë të cilave çdokush do të mund të bëjë deklarimin e parave përmes futjes në sistemin bankar.
Kështu, kush i dorëzon paratë gjatë fashës së parë do të paguajë një tarifë 5 për qind, kush i dorëzon në fashën e dytë paguan 7 për qind dhe kush i dorëzon në fashën e tretë paguan 10 për qind.
Lexo edhe: Rama nxjerr listën: Këto janë bizneset që do të hapen nga 27 prilli
Rama tha se nga amnistia përjashtohen ata që janë marrë me aktivitete kriminale, politikanët, prokurorët, gjyqtarët dhe pjestarët e Policisë së Shtetit.
Fashat dhe tarifat
Kush deklaron paratë në fashën e I – paguan tarifë 5%
Kush deklaron paratë në fashën e II -paguan tarifë 7%
Kush deklaron paratë në fashën e III – paguan 10% tarifë
Përjashtohen
-Personat që merren me aktivitetet kriminale
-Politikanët
-Prokurorët
-Punonjësit e Policisë së Shtetit