“Amnistia” e pensioneve/ Miratohet ligji për njohjen e viteve të punës para 1994

schedule14:16 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 14:16 - 19 Dhjetor, 2024

Miratohet projekligji i cili bën të mundur njohjen e periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore para vitit 1994 për efekt pensioni edhe kur qytetarët nuk kanë dokumentet e nevojshme.

Nga këto ndryshime ligjore pritet të përfitojnë 7500 persona që kanë punuar në ish kooperativat bujqësore dhe 22 mijë persona që kanë punuar në ish ndërmarrjet bujqësore dhe ndërmarrje shtetërore. Efektet në buxhet parashikohen që vetëm për vitin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit kostoja është 40 milionë lekë

Projektligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni, të periudhave të punësimit në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrje bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për ata qytetarë që nuk kanë mundur të sigurojnë dokumentacionin përkatës.
Kjo synon përfitimin e një pensioni, të paktën sa pensioni social.

Shumë qytetarë janë penalizuar, sepse nuk kanë pasur periudha kontributive pas vitit 1994, dhe nuk arrinin të plotësonin kushtin minimal të periudhës së sigurimit, gjë që ka detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen gjykatave me kërkesëpadi për njohjen e këtyre periudhave.

Sipas draftit ligji do të plotësohet edhe me akte nënligjore siç është lista e ish-kooperativave bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore si edhe rregulloren përkatëse për zbatimin e ligjit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!