U dënua për vjedhje makinash por Bohdan Filonenko ka një përgjigje shumë të thjeshtë për këdo që e pyet apo e kritikon se pse vendosi ti bashkohej ushtrisë ukrainase, tani që vendi është luftë.
Filonenko, 32 vjeç, është një mes qindra të dënuarve në burgjet ukrainase që ka firmosur për të përfituar sipas ligjit të ri, lehtësim të dënimit, pra një amnisti, në këmbim të shërbimit në ushtri.
Kievi duket se po has në vështirësi të shumta, dhe nuk po arrin të rekrutojë mjaftueshëm të rinj për t’ju bashkuar ushtrisë, përballë një furie ruse, që vetëm shton në radhët e saj, me luftën që nuk duket se do ndalet e që vazhdon për të 30 muaj në radhë.
Në përpjekje për të rimëkëmbur ushtrinë, të lodhur pas kaq muajsh luftë, autoritetet vendosën që përmes një drafti, të dënuarve si Filonenko, ti japë mundësinë të bëhen pjesë e ushtrisë, të jenë në liri e të luftojnë për vendin e tyre. Filonenko pëshembull u bë pjesë e divizionit 57 Motorised Infrantry Bigrade.
Dhe Kievi e kuptoi që edhe në burg, ka shumë burra të motivuar. Filolentko dhe të dënuar të tjerë u intervistuan tek po stërviten në rajonin verilindor të Kharkiv, atje ku edhe thonë se do luftojnë.
Ndërsa Pavlo, 46 vjeç, po vuante dënimin, nga i cili i kishte mbetur edhe një vit, deri në majin e 2025. Sipas ligjit të ri, të dënuarit që kanë ende dënim për të vuajtur, janë dakordësuar që të shërbejnë në ushtri jo sa kohë i kish mbetur nga dënimi por deri në fund të luftës.
Ende nuk ka të dhëna se sa të dënuar e kanë pranuar këtë liri me kusht por Ministri i Drejtësisë ukrainas tha në maj se më shumë se 1700 nga 4500 aplikimi në total, janë aprovuar. Formulari iu është dërguar në burg mbi 20 mijë të burgosurve.
Të vetmit të përjashtuar janë të dënuarit për vrasje të dy ose më shumë njerëzve dhe ata të dënuar për krime seksuale. Filonenko thotë se është i motivuar për të shërbyer në ushtri, pas asaj që pa në Bucha, masakrës së civilëve nga rusët dhe thotë se sot është krenar, sesi e ka bërë të ndihet nënën e tij.
/abcnews.al