Amnesty International: Numri i personave të ekzekutuar shënon nivelin më të lartë që nga viti 2015

schedule10:24 - 29 Maj, 2024

schedule 10:24 - 29 Maj, 2024

Numri i personave që janë ekzektuar në mbarë botën vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë që nga viti 2015, kryesisht për shkak të rritjes alarmante të tyre në Iran, tha sot organizata joqeveritare Amnesty International, duke publikuar raportin e saj vjetor mbi dënimin me vdekje.

Grupi i të drejtave të njeriut me bazë në Londër përmendi 1,153 ekzekutime në vitin 2023, duke përjashtuar Kinën, e cila nuk publikon të dhëna,  një rritje prej 30 për qind krahasuar me vitin 2022.

Dënimet me vdekje u rritën me 20% në një total prej 2,428.

Sipas Amnesty International, pesë vendet ku autoritetet kryen më shumë ekzekutime në vitin 2023 ishin Kina, ku beson se kishte mijëra, Irani, Arabia Saudite, Somalia dhe SHBA.

Vetëm në Iran u varën 853 persona, një rritje prej 50% krahasuar me vitin 2022, shpjegon OJQ-ja.

“Autoritetet iraniane kanë treguar shpërfillje të plotë për jetën njerëzore,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International, Anies Kalamar, në një deklaratë për shtyp, duke folur për raportin.

Pavarësisht rritjes së madhe në vitin 2023, me një fokus të veçantë në Lindjen e Mesme, “vendet që vazhdojnë të kryejnë ekzekutime janë gjithnjë e më të izoluara”, vëren ai.

Numri i këtyre vendeve ra në gjashtëmbëdhjetë vitin e kaluar, duke rënë në një nivel të paprecedentë. Asnjë ekzekutim nuk u njoftua në Bjellorusi, Japoni, Mianmar dhe Sudanin e Jugut, në ndryshim nga viti 2022.

Në Azi, Pakistani hoqi dënimin me vdekje për trafikun e drogës dhe veprat e lidhura me drogën, ndërsa Malajzia hoqi shqiptimin automatik të dënimit me vdekje për krime të caktuara.

Në të kundërt, Afrika Sub-Sahariane është ndër rajonet e botës ku dënimet me vdekje u rritën, në 494, ose 66%, në vitin 2023. Ekzekutimet, të gjitha në Somali, u trefishuan në 38.

Raporti i Amnesty International nuk përfshin shifra për ekzekutimet që ajo beson se po ndodhin në Kinë, Korenë e Veriut, Vietnam.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!