“Amnesty International” bëri thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës

schedule20:37 - 12 Korrik, 2024

schedule 20:37 - 12 Korrik, 2024

Grupi për të drejtat e njeriut, ‘Amnesty International’ bëri thirrje këtë të premte për një armëpushim në Rripin e Gazës. Më konkretisht, i bëri thirrje Hamasit që të lirojë pengjet izraelitë.

“Një armëpushim nga të gjitha palët është hapi më urgjent për të lehtësuar vuajtjet masive, për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve dhe për të siguruar mbrojtjen e të gjithë civilëve,” tha Amnesty International në një deklaratë, “Lironi pengjet në Gaza“, dhe vuri në dukje se rrëmbimi i pengjeve është një krim lufte.

“Ata që janë ende gjallë kanë kaluar më shumë se nëntë muaj peng, larg njerëzve të tyre të dashur. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për shkaktimin e traumave dhe vuajtjeve të tilla atyre dhe familjeve të tyre”, tha drejtoresha e kërkimit, avokimit, politikave dhe fushatave të ‘Amnesty Internationa’, Erika Guevara-Rosas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!