Projekt-ligji për amnistinë fiskale për profesorin e ekonomisë Selami Xhepa nuk është diçka e re, është realizuar shumë herë dhe madje në ekonominë shqiptare ka ndodhur në një interval 3 ose 4 vjeçar me falje të kamatave apo gjobave etj.
Duke biseduar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Xhepa u shpreh që aktualisht kemi legalizuar gati të gjithë ekonominë informale që u krijua gjatë tre dekadave të tranzicionit.
Sipas tij, projekt –ligji për aministinë fiskale i mungon morali, sepse ‘qëllimet e ekonomisë, mund të gjykohen në dy kritere, edhe atë të rregullave morale dhe të etikës, dhe nga kjo pikëpamje, kësaj reforme i mungon moraliteti, vlerat që po krijojmë dhe po përcjellin’. Profesori i ekonomisë Xhepa analizoi që:
‘Jemi në krizë, jemi në krizë prej kohësh, kemi një goditje tepër të fortë, perpetum, gjithmonë mund të jemi në njw gjendje krize, por nuk mendoj se ky është problemi, likuiditeti, sektori bankar është plot me para, potenciali për investim në sektorin privat është shumë i madh, nuk jemi sot një shoqëri puritane.
Shqipëria është krijuar më paratë e emigrantëve, remitancat, si dhe burimet e paligjshme, edhe paratë që kanë hyrë nga bota e krimit,nuk ka qenë një nga sektorët që e kanë ushqyer, edhe paratë e pastra të emigrantëve, e kanë ushqyer këtë lloj rritje ekonomike, por nuk mendoj se ka sot emigrantë që kanë kursyer 2 milion paund ose euro, nuk mendoj se është ky realiteti.
Profesor Xhepa shpjegoi në studion e ABC Live që ‘BE nuk janë kundër amnistisë per se, por janë kundër mënyrës sesi qeveria kërkon ta bëjë, ligji nuk i përgjigjet standarteve të BE’. /abcnews.al