Komedia “Amerikani” tashmë edhe në skenën teatrore në Tiranë. Një dramë shumë e fortë, por gjithashtu e ndërthurur me komedi. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News Lulzim Zeqja dhe Ledion Zoi treguan detaje të veçanta të kësaj komedie, duke thënë se e gjithë ngjarja ndodh për dashurinë.
Ndërsa shpjeguan se gjithashtu do të jetë e ndërthurur me politikën si edhe hakmarrjen. Kjo shfaqje do të jepet në 3-7 prill në sallën 150 në ArTurbina, Teatrin Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.
Realiteti i përditshëm, dramat, sfidat, por edhe marrëdhëniet njerëzore janë në fokus të premierës “Amerikani” .
Me regji të Ina Morinaj, treshja e aktorëve Lulzim Zeqja, Linda Jarani, Ledion Zoi do të sjellin për publikun komedinë e zezë me plot të papritura.
Megjithatë pavarësisht komedisë së zezë, triumfi mbetet gjithmonë i dashurisë.
/abcnews.al/