Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Amerikanët vizitojnë Butrintin/ Parku arkeologjik tërheq të huajt, njihen me dëshmi të lashtësisë

schedule15:12 - 6 Shtator, 2025

schedule 15:12 - 6 Shtator, 2025

Me histori gati 2500 vjeçare, Parku Arkeologjik Kombëtar i Butrintit është një nga pikat kyçe në turizmit në Shqipëri. Qindra turistë nga e Evropa dhe gjithë bota vizitojnë çdo ditë, një nga atraksionet më të veçanta në jug të vendit.

Të huajt tërhiqen nga historia e lashtë, si dëshmia e periudhave të hershme antike.

Për këtë çift nga Amerika që viziton Butrintin për herë të parë, ndalesa në qytetin antik është pjesa më e bukur e udhëtimit të tyre.

“Është shumë emocionuese të shohësh kaq shumë kultura të vjetra këtu dhe gjera kaq shumë të ruajtura mirë përgjatë kohës. Ne vendin tone ne nuk kemi kështu ndaj ishte eksperience e bukur.”, u shpreh turistja.

“Parku është fantastik, 2500 vite histori, që nga koha romake, kristiane, shumë histori e pasqyruar, kaluam kohë të mirë”, tha turisti.

Edhe për vizitorët e tjerë mbresëlënëse është arkitektura, ndërsa së bashku me zonën për rreth Butrinti bën për ata një paketë turistike perfekte.

“Jam nga Anglia, kaluam një dite të mrekullueshme sot, në këtë vend të mrekullueshëm me mot kaq të mire. Është e çuditshme të shohësh sesi ky vend ka ndryshuar”

“Mbi të gjitha ne gjetëm një ambient shumë të ngrohte në të gjithë vendin, njerëz të dashur. Ne kemi një vajzë të vogël dhe të gjithë e përkëdhelnin atë, dhe kjo na bëri të ndiheshim shumë të mirëpritur në Shqipëri. Ushqimi është fantastik dhe moti më në fund për ne anglezet diell dhe larg shiut, dhe pa dyshim ua rekomandoj Shqipërinë të gjithëve”, tha një tjetër turist.

Gjatë këtij viti interesi për Parkun e Butrintit ka qen i lartë, deri në fund të muajit gusht numri i vizitorëve u rrit me 52% krahasuar me një vit më parë, ndërsa në muajin gusht numri i vizitorëve arriti në 51,983.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!