Analisti Ilir Demaliaj, në një intervistë në emisionin “360 gradë” në “ABC News” komentoi situatën lidhur me zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Gjatë kësaj interviste ai shtoi se rreziku në SHBA nuk është i jashtëm, por në këto zgjedhje do të jetë i brendshëm.
“Kandidimi i dy presidentëve më të dobët edhe më të vjetër është një krizë tjetër në Amerikë. Dhe kjo amerikanët i ka rënduar, dhe ata nuk duan më që Amerika të jetë “polici”, që ajo të investojë dhe të mbajë qetësi në të gjithë botën. Amerikanët janë shqetësuar për këtë luftë. Rreziku në Amerikë nuk është nga jashtë, por nga brenda sidomos në këtë zgjedhje. Kina vepron në një mënyrë shumë diplomatike në krahasim me Amerikën”, tha Demalia.
/abcnews.al/