Amerikanët takojnë “Listën serbe”, Grenell në Mitrovicën e Veriut

schedule19:20 - 22 Qershor, 2023

schedule 19:20 - 22 Qershor, 2023

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka takuar sot serbët e Kosovës në veri.

Grenell ka deklaruar për ta zgjidhur krizën e fundit, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dëgjojë serbët.

Sipas tij, lidershipi amerikan është i nevojshëm për zgjidhjen e nyjës së krizës.

“Jam i frustruar që nuk ka përfaqësues ndërkombëtar këtu. Pse nuk kanë ardhur ndërkombëtarët për t’i dëgjuar këta njerëz? Pse nuk janë këtu për të parë se cilat janë problemet e vërteta. Duhet t’i dëgjojmë këta njerëz. Dëgjova shumë shqetësime”, ka thënë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!