Amerikanët nxjerrin hartën: Zonat ku tmerri i tërmetit u përjetua më tepër

schedule15:26 - 28 Nëntor, 2019

schedule 15:26 - 28 Nëntor, 2019

Stuhia e tërmeteve që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit është cilësuar si e pazakontë nga Qendra Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare.

Gjatë 48 orëvë të fundit vendi është shkundur nga një numër i madh tërmetesh me magnitudë 4-5 të shkallës Richter pas atij kryesorit me magnitudë 6.4, i cili shkaktoi më 41 viktima.

Edhe pse epiqendra ishte në det ai shkaktoi një numër të madh viktimash si edhe dëme të konsiderueshme materiale në Durrës, Tiranë dhe rrethina.

Në lidhje me këtë, Instituti Gjeologjik Europian ka bërë një hartë interaktive ku pasqyrohet forca me të cilën ka goditur tërmeti secilën zonë duke filluar nga epiqendra dhe më tej.

Zona ku goditja është ndjerë më ë fortë sipas kësaj harte ka qenë ajo e Gjirit të Lalzit.

Nga harta duket se zonat e dyta më të goditura kanë qënë fshatrat verior të Durrësit si edhe e gjithë Thumana dhe zona Jug-Perëndimore e qarkut të Lezhës.

Zona e tretë ku goditja ka qënë më e fortë është ajo që përfshin Vorën, Fushë-Krujën, gjysmën e qytetit të Tiranës, Kavajën, etj.

Ndiqeni KËTU hartën interaktive të Institutit Amerikan të Sizmiologjisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!