Amerikanët nuk i tremb koronavirusi, vazhdojnë të “dynden” në plazhe, pishina e parqe

schedule17:23 - 26 Maj, 2020

schedule 17:23 - 26 Maj, 2020

Amerikanët vazhdojnë që të sfidojnë koronavirusin pasi vazhdojnë të publikohen foto nga festimet e tyre “të çmendura” në Ditën Memoriale. Ata janë parë që të popullojnë plazhe, parqe dhe resorte pishinash pavarësisht se u është kërkuar që të respektojnë distancimin social.

Plazhet në Kaliforni dhe Florida u mbushën me pushues ndërsa disa zona nuk patën numër të madh njerëzish për shkak të motit jo të mirë. Por në Georgia ku dielli përvelonte, pushuesit janë parë duke u argëtuar gjatë fundjavës duke mos respektuar asnjë lloj mase.

Dy gra janë vënë në pranga në Ishullin Tybee ku me mijëra pushues shkuan që të festonin. Ato u prangosën ndërsa veshur kishin bikini. Arsyeja e ndalimit të tyre nuk dihet.

Grupe njerëzish u panë teksa rrinin grumbull në plazhe ndërsa nuk munguan as grupet që kishin dalë për piknik.  Ndërsa, në një bar pronari u detyrua që të punësonte lojtarë futbolli dhe trajnerë për të përforcuar masat distancuese. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!