Amerikanët kundër Biden: Tërhoqi marinsat, por la qentë e ushtrisë në dorën e talebanëve

schedule23:14 - 31 Gusht, 2021

schedule 23:14 - 31 Gusht, 2021

Grupi për të drejtat e kafshëve “American Humane” kritikoi administratën e Joe Biden për braktisjen e qenve të ushtrisë në Kabul. “Tani ata do të torturohen dhe vriten. Këta qen merituan një fat shumë të ndryshëm nga ai për të cilin u dënuan” tha CEO i “American Humane” Robin Ganzert.

Ai siguroi se organizata është e gatshme jo vetëm për të ndihmuar në transportimin e qenve të stërvitur nga ushtria, që u lanë atje, por edhe për t’u garantuar atyre kujdes mjekësor.

“American Humane” ka punuar me ushtrinë amerikane për shumë vite për të ndihmuar në shpëtimin e qenve që kanë qenë të stërvitur nga ushtria.

Është e neveritshme që të ulemi dhe të shikojmë që qentë që i shërbyen me trimëri vendit tonë u dënuan me vdekje ose më keq.

Për të parandaluar që kjo tragjedi të ndodhë, duhet të shpëtohen” shtoi shefi ekzekutiv i “American Humane”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!