Militantët e talebanëve kanë tashmë në zotërimin e tyre një forcë ajrore që ka një vlerë prej miliona dollarësh. Mes tyre përfshihen helikopterë të blerë nga SHBA-të dhe aeroplanë sulmues duke i dhënë talebanit një fuqi ajrore më shumë se një e treta e anëtarëve të NATO-s.
Gjatë muajve të fundit, militantët kanë kapur 10 pista madhore ajrore nga Bargami tek Mazar-i-Sharif dhe sot ngritën në fluturim një helikopter Black Hawk që kushton 6 milionë dollarë për të shtypur rezistencën në Luginën Panjshir.
Drejtuesit e talebanëve raportohet se kanë urdhëruar që të gjenden pilotët nga Forca Ajrore Afgane që janë trajnuar nga SHBA-të dhe aleatët për të komanduar aeroplanët e teknologjisë së lartë dhe helikopterët.
Komandanti i misionit të evakuimit të SHBA, gjenerali Frank McKenzie, tha se trupat amerikane çaktivizuan 73 avionë para se të largoheshin përfundimisht nga vendi të hënën mbrëma. Kjo do të thotë se të paktën 48 aeroplanë kanë mbetur në duart e talebanëve edhe pse nuk është ende e qartë se deri në çfarë pike janë çaktivizuar mjetet fluturuese nga amerikanët.
Sidoqoftë, militantët talebanë tashmë kanë më shumë fuqi ajrore se 10 nga 30 anëtarët e NATO -s, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën, Estoninë, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë. /abcnews.al/