Tre helikopterë të tipit “Black Hawk” i dhurohen Forcës Ajrore të Shqipërisë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e finalizoi këtë marrëveshje gjatë një vizite në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit dhe e konsideroi si ndihmë të jashtëzakonshme.
“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, u shpreh Xhaçka, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.
Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare është një program i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, i menaxhuar nga Garda Kombëtare që lidh Shtetet e Bashkuara me vendet partnere me qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë”, tha ministrja.
Këtë verë pritet që pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin e për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit./abcnews.al