Amerika premton mbështetje për Ukrainën, Meçollari: Deklarata është bërë për këtë qëllim. Toci: Synohet edhe Krimea

schedule20:43 - 19 Qershor, 2023

schedule 20:43 - 19 Qershor, 2023

 

Deklaratën e Shefit të Shtabit Amerikan, Miller, dy të ftuarit në emisionin “Lufta dhe Paqja”, kolonel Çlirim Toci dhe kapiten Artur Mecollari e komentuan si një mesazh që iu dha Ukrainës dhe Rusisë, por edhe si një inkurajim ndaj vendeve Perëndimore, pasi deklarata u bë në Gjermani.

Mecollari u shpreh se tanimë ka një intensitet të lartë të trajnimeve të ushtarëve  ukrainas nga SHBA dhe vendet e BE, e cila si duket ka nisur para se të nisë kundër-ofensiva e Ukrainës.

Sipas Toçit, synohet që deri në fund të kundër-ofensivën të rimerret edhe Krimea.

Mecollari: Shefi Shtabit konfirmoi vullnetin e SHBA për të ndihmuar Ukrainën. Deklarata e tij është bërë në Gjermani dhe ky është një inkurajim që i bëhet këtyre vendeve që të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën.

Toci: Unë e shoh në dy këndvështrime, mesazh për Ukrainën  dhe për Rusinë. Një nga objektivat e kundërofensivës është që nëse SHBA do të vejnë në dispozicion këtë armatim, mund të merret edhe Krimea.

Mecollari: Duket se ka një intensitet  të lartë të trajnimeve të ukrainasve nga SHBA dhe vendet e tjera perëndimore. Para se të niste kundërofensiva, ka pas filluar trajnimi intensiv. Deklarimi i shifrës së vërtetë të trajnimit është një e dhënë shkurajuse Për Rusinë.

Toci: Ne flasim për kundërofensivën dhe për numrat që janë në terren, i cili nuk bëhet publik. Sot Ukraina ka vetëm 10% të trupave që do të përdoren në kundër-ofensivë. Tani është vetëm një brigadë ne terren, ndërkohë që janë 12 brigada që do të marrin pjesë.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!