Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet shqetësuese, mes tensioneve në rritje ndaj dy vendeve Izraelit dhe Iranit.
Presidenti amerikan Donald Trump në deklaratat e tij ka dhënë afat dy javë për Iranin që t’i jepet fund konfliktit.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi në emisionin “360 Gradë” në ABC News, shpalosi dy skenarë që sipas tij janë më të mundshëm për të ndodhur. Referuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, Krisafi theksoi se Irani ose do të kapitullojë në tavolinë, ose ekziston mundësia që të eliminohet Ayatollah Khamenei.
“Irani dhe regjimi do kapitullojnë në tavolinë, në kuptimin që do heqin programin bërthamor vetë. Skenari i dytë i mundshëm është që Ayatollah Khamenei eliminohet dhe regjimi bie Nuk mendon që SHBA do futen në luftë si ajo në Irak. Trump tha që mbi të gjitha nuk dëshiron bombardime, por ka lënë mundësi të hapura. Iranianët ndodhen në një situatë nuk kanë shpëtim ose do të dorëzohen vetë…Por nga ajo që kemi parë, iranianët nuk janë popull që dorëzohen vetë. Nuk besoj që Donald Trump do futet në luftë tërësisht, por do japë goditje përfundimtare”, u shpreh ai.
/abcnews.al/

