“Amerika më e madhe se Trump”, Rama: SHBA mbron me çdo çmim parimet dhe vlerat, është unike!

schedule18:34 - 15 Shkurt, 2024

schedule 18:34 - 15 Shkurt, 2024

Në konferencën e përbashkët me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, kryeministri Edi Rama u shpreh se SHBA mbron fort parimet dhe se nuk do të heqë dorë kurrë nga e drejta për të mbrojtur parimet dhe vlerat në të cilat beson.

“Në këtë situatë, Ukraina nuk do të mund të mbijetonte kurrë pas SHBA-të dhe aleatët e tjerë, që me që ra fjala nuk janë të prirur për të hyrë në luftë as me Rusinë dhe as me të tjerë, por për të mbrojtur botën për arsyet që besojmë. Politika amerikane nuk është në maksimumin e vet, por kam pasur privilegjin e kryeministrit të Shqipërisë në NATO kur aty ishte ish-presidenti, nuk pashë ndonjë dobësim të NATO-s. Çdo vend vazhdon të hedhë më shumë hapa para. Trump-i është Trump-i.”, tha ai, duke shtuar: “Ajo që e bën unike SHBA-në, është se kurrë nuk do t’u largohen parimeve dhe vlera dhe do t’i mbrojnë me çdo çmim”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!