Rastet e konfirmuara me koronavirus në Amerikën Latine kanë shkuar në 7 milion, në bazë të të dhënave të përpiluara nga Qendra e Burimeve rreth Koronavirusit në Universitetin John Hopkins.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në rajon është 7,020,744.
Brazili ka raportuar numrin më të lartë të të infektuarve në Amerikën Latine me 3.761.391 raste.
Vendi ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid-19 në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vendet që ndjekin Brazilin me numrin më të lartë të të infektuarve në Amerikën Latine janë Peruja, Meksika, Kolumbia dhe Kili. /abcnews.al/