Amerika Latine epiqendra e re e pandemisë, Peruja konfirmon mbi 7 mijë raste brenda ditës

schedule10:38 - 31 Maj, 2020

schedule 10:38 - 31 Maj, 2020

Epiqendra e pandemisë së koronavirusit tashmë është bërë Amerika Latine. Këtë e ka konfirmuar Organizata Botërore e Shëndetit si dhe shifrat në vendet e prekura.

Peruja ka raportuar më shumë se 7,000 raste të reja me virusin korona. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 155,671.

Ministria e Shëndetësisë në vend ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 141 persona. Ndërsa, bilanci total i viktimave në vend rritet në 4,371.

Peruja është vendi i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 në Amerikën Latine. Vendi paraprihet nga Brazili ku numërohen 499,966 të infektuar dhe 28,849 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!