Qendra e epidemisë si duket ka lëvizur tashmë në Amerikën Latine.
Në Meksikë, deri më tani rezultojnë të infektuar 56,594 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 6,090 viktima.
Ndërsa, ministri i shëndetësisë në Bolivi është arrestuar nën dyshimin për korrupsion. Marcelo Navajas është duke u hetuar në lidhje me blerjen e ventilatorëve me çmime shumë të larta nga një kompani spanjolle. Menjëherë pas arrestimit, ai u shkarkua nga presidentja e vendit e cila tha se nuk do të lejonte askënd të vidhte nga Bolivianët.
Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi disa ditë më parë se Amerika tani ishte në qendër të pandemisë koronavirusit.
Shifrat e fundit mbështesin deklaratat e OBSH pasi Brazili, Peruja dhe Meksika janë mes katër vendeve që kanë rritjen më të shpejtë të vdekjeve nga koronavirusi. Vendi i katërt është Rusia. /abcnews.al/