Peruja ka tejkaluar Italinë sa i përket rasteve të konfirmuara me koronavirus. Tashmë, vendi i Amerikës Latine numëron 240,908 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa Italia, vendi më i prekur i Evropës, numëron 237,828 të infektuar.
Sa i përket Amerikës Latine, Peruja është vendi i dytë më i prekur nga pandemia, pasi vendin e parë e mban Brazili me gati 1 milion të infektuar.
Nga ana tjetër, deri më tani të paktën 7,257 persona e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 kurse Brazili numëron të paktën 45,000 viktima. Amerika Latine është aktualisht epiqendra e pandemisë, ndërsa ka të konfirmuara rreth 4 milion raste në përgjithësi.
Veç Brazilit dhe Peursë, i goditur rëndë nga koronavirusi është edhe Kili. Ekspertët e Shëndetit besojnë se shifrat reale në të gjitha këto vende janë shumë herë më të larta. /abcnews.al/