Marina amerikane ka shkatërruar “varkat e vogla” të Houthi që tentonin të hipnin në një anije me kontejnerë në Detin e Kuq. Referuar zyrtarëve të lartë, grupi tentoi të “rrëmbente” anijen.
Helikopterët nga luftanijet amerikane fundosën tre prej varkave për siç e cilësuan ata për vetëmbrojtje. Personat që ndodheshin në bord u vranë, teksa varka e katërt u largua nga zona.
Houthi kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq që nga nëntori.
Grupi rebel jemenas i mbështetur nga Irani ka pretenduar se sulmet e tij në korsinë jetike të anijeve janë të drejtuara ndaj anijeve të lidhura me Izraelin, në përgjigje të luftës në Gaza.
Anija tregtare e sulmuar, thotë se ka ndërprerë lundrimet nëpër Detin e Kuq për 48 orë. Katër varkat Houthi sulmuan rreth orës 06:30 me kohën e Jemenit me armë të montuara dhe armë të vogla, duke arritur deri në 20 metra nga anijes me kontejner, në të cilën ekuipazhi “u përpoq të hipte”.
Ekuipazhi i anijes lëshoi një telefonatë fatkeqësie dhe një ekip sigurie iu përgjigj zjarrit./abcnews.al