“Ambulancë shpejt, mbaje kokën drejt”! Momenti i plagosjes së gazetarit në protestën para ministrisë

schedule17:20 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 17:20 - 9 Dhjetor, 2020

Nga protesta e sotme para ministrisë së Brendshme është plagosur edhe një gazetar.

“ABC” sjell pamjet e momentit kur kolegët e gazetarit, por edhe protestuesit i vijnë në ndihmë duke kërkuar thirrjen e një ambulance sa më shpejt. Aksidentalisht gazetari u godit me gurë nga protestuesit. Të plagosur nga protesta janë një efektiv, një gazetar dhe një qytetar.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Sandër Lleshajt. Ata deklarojnë se rezistenca do të vijojë derisa të vendoset drejtësi për vrasjen e të riu Klodian Rasha nga një efektiv ditën e djeshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!