Një kalimtare është aksidentuar nga një autoambulancë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek ish-Restorant Durrësi në kryeqytet.
Njoftimi i Policisë:
“Në rrugën Ferit Xhajko pranë ish Restorant Durrësit mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçe. Si pasojë shtetasja ka ndërruar jetë në SQU
Drejtuesi e mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”./abcnews.al