Ambrossini i pikëlluar: Djali im i vogël vuan nga një sëmundje e pashërueshme

schedule15:15 - 3 Mars, 2023

schedule 15:15 - 3 Mars, 2023

Massimo Ambrosini, ish ylli i Milanit, ka vendosur të shprehet me ndjekësit e tij dhe të tregojë dramën e sëmundjes së djalit të tij.

“Për gjashtë muaj jeta ime dhe  e familjes sime janë përmbysur nga sëmundja e djalit tonë të vogël. Alessandro u diagnostikua me diabet të tipit 1, e cila është një sëmundje autoimune, kronike dhe përparuese, edhe nëse nuk e ndiqni mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Jemi të detyruar vazhdimisht të monitorojmë sheqerin në gjak dhe të bëjmë injeksione insuline disa herë në ditë, çdo ditë. Për momentin diabeti i tipit 1 është një sëmundje e pashërueshme, por ka shpresë që të kalojë vetëm përmes ndonjë kërkimi shkencor. Unë, gruaja ime dhe të gjithë të afërmit e 200 mijë njerëzve, të rritur dhe fëmijë që kanë këtë sëmundje, kemi nevojën dhe vullnetin për të arritur një kurë përfundimtare.

Kjo është arsyeja pse vendosa të vrapoj në Maratonën e Milanos, së bashku me disa ish-shokë skuadrë, për të mbështetur Fondacionin Italian të Diabetit. Së bashku djema mund dhe duhet të gjejmë një kurë për këtë sëmundje”, shkruante Ambrosini në një postim në rrjetet sociale./ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Massimo Ambrosini (@massimoambrosini)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!