Ka përfunduar takimi i ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Kim ka dalë pak momente më parë nga Kryesia e Kuvendit, ndërsa nuk u prononcua për mediat.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News se ambasadorja zhvilloi fillimisht takim me Ulsi Manjën, nën cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve. Pas Manjës, Kim u takua me kryeparlamentarin Ruçi.
LEXO EDHE: Tryeza për “Zgjedhoren”, Yuri Kim takime tre anëtarët e Këshillit Politik, i fundit Vasili
Fokusi i këtij takimi ka qene Reforma Zgjedhore dhe ajo në drejtësi. Ndërkohë më herët ambasadorja Kim ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takim dhe me secilin nga përfaqësuesit në tryezën e Reformës Zgjedhore.
/abcnews.al