Ambasadorja shqiptare në Izrael flet për “Real Story”: Nuk ka asnjë shqiptar të prekur, po punojmë për evakuimet

schedule20:30 - 9 Tetor, 2023

schedule 20:30 - 9 Tetor, 2023

IZREAL- Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, në një lidhje live me “Real Story” tha se deri tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga përplasjet në Rripin e Gazës.

Ajo theksoi se autoritetet shqiptare po punojmë për të evakuuar të gjithë shqiptarët, të cilët duan të lënë Izraelin pas tensioneve, që nisën të shtunën që lamë pas.

“Kemi pasur nxënës midisi tyre, prindërit nga Tirana janë të shqetësuar, kemi pasur turistë. Kemi nisur t’i udhëzojmë fillimisht, jemi në koordinim me palën izraelite. Ne nuk kemi një fluturim  direkt, por janë agjenci të tjera komerciale që po punojnë dhe ne po asistojmë për gjetjen e vendeve për njerëzit tanë në këtë mori lëvizjesh. Ka shumë rrëmujë në këtë momente, njerëzit janë në panik dhe të trembur. Jemi duke operuar me shtetet fqinje për t’i përcjellë shqiptarët aty ku mundemi. Janë disa që do të nisen, janë të tjerë që kanë prerë biletën për ditët në vazhdim. Fatmirësisht deri tani nuk ka asnjë rast të tillë të raportuar dhe jemi të lumtur për aq sa mund të jemi. Qytetarët shqiptarë të ndodhur në territor janë të sigurt dhe janë shëndosh e mirë.”, tha ajo./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!