Ambasadorja Kim takon Çuçin: Të nxisim tregtinë mes SHBA-së dhe Shqipërisë

schedule17:15 - 14 Shkurt, 2020

schedule 17:15 - 14 Shkurt, 2020

Ambasadorja amerikane në vazhdën e takimeve që po zhvillon me politikanë dhe anëtarë të kabinetit, sot ka patur një takim me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Yuri Kim thotë se biseda është përqendruar tek rëndësia e tregtisë mes SHBA dhe Shqipërisë, duke vënë theksin te nxitja e më shumë mundësive për të dyja vendet.

“Ambasadorja Kim përgëzoi Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA me 26 përqind, gjatë takimit të saj sot me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi. Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e tregtisë së vazhdueshme midis SHBA & Shqipërisë & nxitjen e më shumë mundësive për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. /abcnews.al