Ambasadorja gjermane: Vetingu po vijon pozitivisht, duhen rezultate

schedule21:33 - 8 Shtator, 2018

schedule 21:33 - 8 Shtator, 2018

Ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz nga Shkodra tha se vetingu është një proces që po vijon në mënyrë pozitive, por duhen rezultate konkrete. Të gjitha vendet vakante të mbushen sa më parë. Gjermania është e angazhuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE.  Ajo u shpreh se do të kishim dashur të hapen negociata që në qershor, por Shqipëria duhet të bëjë më shumë për 5 prioritetet në mënyrë të veçantë për krimin e organizuar. Shqipëria ka shënuar përmirësime sa i takon luftës kundër krimit, por duhet të bëjë më shumë.

“Ky është një proces që po vijon në mënyrë pozitive, ka sjellë edhe sukseset e para, por që duhet të vijojnë dhe në të ardhmen që të japë rezultatet konkrete, është e rëndësishme që të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të gjitha vendet vakante të përmbushen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë të veçantë me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar që Shqipëria të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Do donim të kishim marrë një vendim në qershor, por Gjërmania shikon se ka një sërë gjërash që duhet të bëhen ende, deri sa të mbërrihet në këtë vendim, si 5 prioritetet kyçe dhe lufta kundër krimit e korrupsionit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!