Ambasadorja gjermane: Lufta kundër krimit të organizuar kusht për integrimin

schedule15:38 - 18 Maj, 2018

schedule 15:38 - 18 Maj, 2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zhvilloi një takim me ambasadoren gjermane në Task-Forcën speciale “Forca e Ligjit”. Susanne Schütz, dha një mesazh të fortë duke theksuar se lufta kundër kirmit të organuzuar është pikë kyç për integrimin në BE.

Për herë të parë publikohen pamje nga brenda të njësisë Task-Forcë, “Forca e Ligjit, të servirura nga ministria e Brendshme.

Fatmir Xhafaj, gjatë një vizite me ambasadorën e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, theksoi se kemi disa çështje në proces hetimi policor të përbashkët  të cilat janë shumë të ndjeshme edhe për publikun shqiptar.

Fatmir Xhafaj: “Ka jo pak probleme që lidhen në fushën e trafikut të drogës, trafikut të qënieve njerëzore dhe të vjedhjes. Janë çështje që ne i trajtojmë bashkarisht me kolegët tanë gjermanë në funksion në kuadër të operacionit Forca e Ligjit përmes Task-Forcës dhe kuadrin e njësisë “anti-Skifter” të ngritur për hetime të përbashkëta me palën gjermane”. 

Ndërkohë ambasadorja gjermane ishte e prerë në fjanë e saj, duke rikujtuar se lufta kundër krimit të orgazuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. 

Susanne Schütz: “Qëllimi i vizitës ishte që të informohem për punën e bërë nga Task-Forca. Mund të them që dal me përshtypje shumë pozitive. Ne kemi filluar tashmë bashkëpunimin e ngushtë me Task Forcën. Kemi arritur rezultatet e para dhe do të vazhdojmë që ta mbështesim aktivisht këtë Task Forcë.Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishme dhe dua që të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim”. 

Në fund, Schütz pohoi se mbështetja e qeverisë Gjermane nuk ka qenë thjesht në kuadrin e këshillave, por edhe asistencë në çështje konkrete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!