Ambasadorja gjermane: Do vazhdojmë të bashkëpunojmë me deputetet në Kuvend

schedule17:39 - 18 Mars, 2019

schedule 17:39 - 18 Mars, 2019

Ambasadorja gjermane në Tiranë thotë se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë, por të vijojë reformat dhe të punojë për rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyçe. Në një status në Facebook, ambasadorja Sussane Schutz kujton se vendi është para një vendimmarrjeje të rëndësishme të BE, lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Schutz deklaron se Gjermania e  respekton vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve, por në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Për pasojë ajo thotë se Gjermania do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Ambasadorja përshëndet ecurinë në mënyrë të pandërprerë të reformës në drejtësi edhe pse ngadalë. Schutz kujton se Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë do mund të jenë së shpejti funksionale, ashtu si edhe SPAK, si dhe nënvizon nevojën për një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!