Ambasadorja franceze në Korçë: Vendi në krizë politike

schedule12:00 - 27 Korrik, 2019

schedule 12:00 - 27 Korrik, 2019

“Shqipëria është futur në një krizë politike dhe të gjitha palët duhet të jenë në kërkim të një zgjidhje të arsyeshme”.Kjo është deklarata e bërë nga ambasadorja franceze Christine Vasac gjatë një aktiviteti në Korçë.

Ambasadorja franceze Christine Vasac nga Korça ka komentuar situatën politike në vend.

Në një deklaratë për mediat, diplomatja tha se vendi është në krizë dhe shpreson që të gjitha palët janë duke kërkuar një zgjidhje.

“Nuk mund ta fsheh, të gjithë e dimë që situata është e tillë, jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje.

Ju e dini mire që nuk është një diplomat i huaj që t’i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme”.

Për integrimin e Shqipërisë në BE ambasadorja franceze u shpreh se ka ende kohë deri në muajin tetor dhe deri atëherë mund të ketë shumë ndryshime.

“Ju duhet të dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian. Politika është gjithashtu, të gjithë njerëzit, ju po me drejtoni pyetjen mbi qëndrimin e Hollandës dhe Gjermanisë, nuk di t’u them, por edhe me Francën nuk di t’u them dçka, por nuk është diçka e mbyllur.

Nuk ka diçka të mbyllur, sepse ka ende kohe deri në muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor”.

Këto deklarata ambasadorja franceze i bëri gjatë ekspozitës së fotografit Roland Tasho, “Notre-Dame, një vështrim fotografik” në pedonalen e qytetit të Korçës. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!