Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield akuzoi ushtrinë izraelite për sulmin ndaj shkollave, punonjësve të ndihmës dhe civilëve në Gaza dhe shtoi se sulmet që ndodhën javët e kaluara, në të cilat stafi i OKB-së dhe punonjësit e ndihmës u plagosën ose vrarë, mund të parandalohej.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar situatës në Lindjen e Mesme, veçanërisht çështjes palestineze, Thomas-Greenfield tha se SHBA-të ishin të zemëruar për vdekjen e aktivistes turko-amerikane Eisenur Aygi, e cila u vra gjatë protestave në Bregun Perëndimor javën e kaluar.
Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se ka të ngjarë që Aygi të jetë vrarë gabimisht dhe autoritetet kanë nisur një hetim penal.
/abcnews.al