Ambasadorja amerikane Yuri Kim paraqet letrat kredenciale në Presidencë

schedule11:15 - 27 Janar, 2020

schedule 11:15 - 27 Janar, 2020

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas takimit me ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim.

“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.
SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!” shkruan Meta, bashkëngjitur videos nga takimi me ambasadoren e SHBA.

Po ashtu presidenca përmes një njoftimi për median njoftoi takimin e ambasadores amerikane Yuri Kim me presidentin Meta në presidencë.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim të përzemërt Ambasadoren e re të SHBA, Sh.S.Znj Yuri Kim, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadoren Kim dhe e siguroi për mbështetje të plotë në realizimin me sukses të misionit të saj në Shqipëri, në interes të forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.
“SHBA janë një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e Tij të plotë për forcimin e rolit të Shqipërisë, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe orientimin e tij euro-atlantik“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!