Ambasadorja amerikane Yuri Kim vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës si ambasadore ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në zyrat shqiptare.
Ndërkohë ABC News mëson se Yuri Kim ka shkuar në takim që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Kryeministri.
Gazetarja Esiona Konomi raporton se takimi në kryemimistri ka zgjatur 45 minuta. Ky është takimi i parë formal i Kim me kryeministrin, pas marrjes së detyrës nga ana e saj.
Ditët e kaluara ajo ka zhvilluar takime me ministrin e jashtëm Gent Cakaj, ministren e mbrojtjes Olta Xhacka, ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, Kryeprokurorin Olsjan Çela, Presidentin e Republikës Ilir Meta.
Ndërkohë, ambasadorja ka planifikuar edhe të tjera takime prezantuese me partitë opozitare, por edhe shoqërinë civile.
Gjatë bisedave të zhvilluara këto ditë ambasadorja Yuri Kim ka vënë theksin te përpjekja e zyrtarëve shqiptarë në reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit./abcnews.al