Ambasadorja amerikane paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut

schedule17:02 - 21 Nëntor, 2024

schedule 17:02 - 21 Nëntor, 2024

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler paralajmëroi më 21 nëntor për zgjerimin e “listës së zezë” edhe me persona të tjetër të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një deklarate për media pas hapjes së Konferencës së parë për luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor – organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup në bashkëpunim me Byronë për Narkotikët Ndërkombëtarë dhe Zbatimin e Ligjit – Angeler theksoi se lista “është dinamike dhe gjithmonë ka emra që rishikohen dhe diskutohen”.

Ajo nuk specifikoi emra apo afate për përfshirjen e tyre në listë, duke theksuar se kjo është një çështje që vendoset nga Uashingtoni.

“Nuk kam afat kohor sepse është vendimi i Uashingtonit, por mund t’iu sigurojë që deri sa flasim ka një numër të emrave që merren në konsideratë, dhe si gjithmonë ne shohim që të shtojmë emra të rinj”, tha Ageler

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!