Ambasadori ukrainas në Beograd: Qendrimi im ndaj politikës së jashtme serbe s’ndryshon

schedule13:14 - 21 Nëntor, 2017

schedule 13:14 - 21 Nëntor, 2017

Ambasadori ukrainas në Serbi, Aleksandrovic, u shpreh se nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij të para një muaji për politikën e jashtme serbe pavarëisht reagimeve të ashpra në vend.

Në intervistën e tij të parë për mediat serbe pas rikthimit nga Kievi ku u thërrit për konsultime urgjente, diplomati ukrainas tha se rezultati i kërij udhëtimi ishte se qëndrimi i ministrisë së jashtme të vendit të tij nuk kishte ndryshuar.

Aleksandrovic u vu në qendër të kritikava nga ana e zyrtarëve serbë kur u shpreh se Rusia po përdor Serbinë për të krijuar kaos dhe për të provokuar një luftë në Ballkan. Por ai shtoi se kjo nuk nënkupton se Serbia nuk po drejton një politikë të jashtme të pavarur.

Duke theksuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në këto cështje, diplomati ukrainas tha se një regjim i korruptuar dhe i kriminalizuar dëshiron që dhe vendet fqinje të jenë të tilla në mënyrë që të kesh marrëdhënie të mira biznesi dhe zbehësh vëmendjen e opinionit publik.

Ai shtoi se cdo gjë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Ukrainës po shkonte mirë prej shumë kohësh por Beogradi më pas vendosi të votonte kundër Ukrainës pra kundër draft rezolutës së OKB-së për të drejtat e njeriut në Krime.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit me një tjetër pyetje, Aleksandrovic tha se duhet pyetur ministri i jashtëm serb Ivica Dacic se cfarë ndodhi në këtë rast si dhe të shpjegojë se pse ka 14 muaj që pret të takohet me të.

Ambasadori ukrainas tregoi se një temat e bisedës me superiorët e tij në Kiev ishte dhe se numri i mercenarëve serbë që po luftojnë në lindje të Ukrainës, marrëdhëniet e vendit me NATO dhe paralelet me marrëdhëniet midis Serbisë dhe RUsisë. Por dhe pse zyrtarë amerikanë dhe rusë takohen në Beograd për të diskutuar rreth Ukrainës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!