Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka uruar të gjithë shqiptarët festën e Vitit të Ri.
Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Lu e cilëson Shqipërinë një vend të jashtëzakonshëm, me njerëz të mrekullueshëm. Ai e ka edhe një thirrje për ripërkushtim, për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të sigurtë, e më të begatë.
“Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane iu urojmë të gjithë miqve tanë në Shqipëri një Vit të Ri, plot shëndet e lumturi. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, me njerëz të mrekullueshëm. Le t’i ripërkushtohemi ndërtimit të një të ardhmeje më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurt për fëmijët tanë”, shkruan Ambasadori Lu./tvklan.al