Ambasadori Lu takon Kryeprokuroren Arta Marku

schedule10:42 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 10:42 - 21 Dhjetor, 2017

Ka zgjatur rreth 30 minuta takimi i sotëm mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurores së përkohshme të sapozgjedhur Arta Marku. Takimi i nisur rreth orës 10.00 ishte i pari pas zgjedhjes tri ditë më parë të zonjës Marku në krye të Prokurorisë.

Organi i akuzës ka tashme të paktën dy çështje të hapura në lidhje me incidentet e dhunën që shoqëruan votimin e kryeprokurores së përkohshme në parlament. Një çështje lidhet me hetimin e protestuesve, ndërsa e dyta është padia e bërë nga PD kundër gardistëve dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për shpërdorim detyre.

Emërimi i Arta Markut në detyrën e Kryeprokurores së Përkohshme sipas kryeministrit Edi Rama ka qenë një proces i mbështetur edhe nga ndërkombëtarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!