Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka qenë sot në zyrën e Lulzim Bashës.
Mësohet se diplomati amerikan ka mbërritur në orën 11 në selinë blu dhe ka zhvilluar një takim një orësh me kryetarin e Partisë Demokratike.
Ende nuk dihen detajet e bisedës, por ky është takimi i parë mes të dyve, që pas daljes së investigimit të revistës amerikane “Mother Jones”, e cila ngrinte dyshimet se biznesmenë rusë, fshiheshin pas kompanive guackë, që kishin paguar lobistin e kontraktuar nga PD në SHBA, Nik Muzin.
Prej ditësh PS i kërkon transparencë Bashës për këtë rast, ndërsa vetë kryetari i PD deklaron se kontrata e tij është ligjore, e duhet pritur rezultati i hetimeve të prokurorisë. /abcnews.al