Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka mbajtur një pankartë me numrin e celularit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar gjatë takimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë që po fliste Erdan po mbante në dorë një pankartë me numrin e celularit të Sinwar, duke u thënë të pranishmëve që ta kontaktonin dhe të diskutonin për armëpushimin.
Israel’s UN envoy Erdan at the UN Assembly:
If you want a ceasefire, call Yahya Sinwar. pic.twitter.com/a2OxocLhdg
— Clash Report (@clashreport) December 12, 2023
“Telefononi dhe pyeteni Yahya Sinwar. I thoni Hamasit të ulë armët, të dorëzohen dhe të lirojnë pengjet.
Kjo do të sjellë armëpushimin e plotë që do të zgjasë përgjithmonë”, tha Erdan.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për armëpushim në Gazë me 153 vota pro, disa orë pasi që presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Izraelin se po humb mbështetjen.
/abcnews.al