Ambasadori i Sllovenisë: E trishtueshme ikja e të rinjve! Lidhja e tij e fortë me Shqipërinë, arsye zemre!

schedule18:35 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 18:35 - 18 Dhjetor, 2020

Ambasadori i Sllovenisë, Peter Japelj ishte i ftuar sot në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndau majft histori interesante personale dhe profesionale.

Ndërsa u ndalën në këtë të fundit, se si u gjend në Shqipëri, ai tha se një nga arsyet është e dukshme pasi bashkëshortja e tij është shqiptare, gjithashtu ai ka shërbyer si ushtar në ish-jugosllavi.

Bashkëshortja e tij Renata Rapelj Marmulaku,  cila ishte po ashtu e pranishme në studio, tregoi se e kishte vizituar edhe më herët Shqiperine, në vitin 1993, dhe ishte një arsye me shumë për ta njohur vendin, ndonëse ajo ndihet si në shtëpi këtu.

Ambasadori  tha se ka shumë miq shqiptar ndaj dhe vjen shpesh këtu, aq më shumë kur njëri nga miqt e tij i ka folur për një frut shumë të vecante që ishte fiku.

Duke dhënë si arsye Shqipërinë e bukur, Ermali e pyet ambasadorin se çfarë mesazhi mund tu thotë të rinjve për të qëndruar në Shqipëri.

“Është e trishtueshme dhe është një nga problemet më të mëdha. Është shumë shqetësuese që shumë të rinj dhe në tërësi shqiptarët duan të largohen nga ky vend i mrekullueshëm, nga ky vend me një kulturë dhe me traditën e ushqimeve. Shqipëria ka nevpojë për njerëz të rinj t qëndrojnë  këtu, për të nisur edhe njëherë negociatat me BE për të ardhmen e t rinjve shqiptarë”.

Ndërkohë bashkëshortja  tha se është diçka e mirë që të rinjtë të largohen për të punuar e për t’u kthyer më pas në vendin e tyre.

Ndër të tjera Ermali e pyet nëse i pëlqente të ishte ‘supër stari’ i ambasadorëve.

“Mua më pëlen puna ime dhe kjo është arsye pse e kam zgjedhur.  Më pëlqen të qëndroj në fshehtësinë, mbrapa dhe jo të jem përballë. Kam katër vite në Shqipëri dhe më pëlqen marrdhënia që kam ndërtuar këtu”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!