Ambasadori i Kosovës në “ABC”: Heqja e kufirit, roli i ri dhe arsyet e refuzimit të “Open Ballkan”

schedule23:00 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 23:00 - 3 Dhjetor, 2021

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Dyrmishi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ballkan” në “ABC” përballë gazetares Linda Karadaku.

Bisedua u fokusua te mbledhja e dy qeverive pak ditë më parë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ka një debat të fortë a duhet sot një ambasador i Kosovës në Tiranë në kuptimin e kohës së komunikimeve dinamike, aktive, ambasadori ka një tjetër performacë krahasuar me diplomacinë tradicionale. Duhet ambasador me një rol të ri, që t’i përshtatet këtij momenti” tha ai.

Por cilat janë detyrat e tij? “Detyrat e mia janë; mbi të gjitha bashkëpunimi dhe heqja e kufijve, virtuale.

Lexo edhe: Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, ambasadori: Kufiri, jo pengesë, të rritet koordinimi diplomatik

Kufiri është më shumë si cështje psikologjike sesa fizike, nuk ka më pengesa për komunikim, vetëm varet nga vullneti i njerëzve. Mund të jenë më efikase, por nuk ka më pengesa” tha ai.

Një pikë e rëndësishme e bisedës ishte “Open Ballkan”, që Prishtina zyrtare refuzon që të bëhet pjesë. Ambasadori renditi edhe njëherë arsyet e këtij vendimi të qeverisë së Kosovës.

Kosova i ka bërë të qarta arsyet se përse është kundër. Do të veçoja disa, mbi të gjitha, Kosova nuk do asnjë asociacion të jetë alternativë e BE-së. Nuk ka garanci që rregullohen kompetencat, përgjegjësitë dhe mënyrë e udhëheqjes.

Procesi i Berlinit përmban kornizën e mjaftueshme dhe frymën e BE-së. Çështje tjetër është gjithpërfshirja, që duhet të jenë të gjashta vendet dhe barazia është një tjetër element që sjell hezitim” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!