Ambasadori i Izraelit në Japoni kritikon refuzimin e ftesës për ceremoninë e paqes të Nagasakit

schedule17:21 - 6 Gusht, 2024

schedule 17:21 - 6 Gusht, 2024

I dërguari i Izraelit në Japoni ka ‘sulmuar’ autoritetet në Nagasaki pasi ata refuzuan ta ftonin atë në një ceremoni paqeje në përkujtim të bombardimit atomik të qytetit në vitin 1945, duke akuzuar kryebashkiakun lokal për “shpikjen” e frikës së sigurisë.

Vendimi i Nagasakit është në kontrast me atë të Hiroshimës, e cila organizon ceremoninë e saj të martën dhe ka ftuar Izraelin.

Të dy qytetet kanë qenë nën presionin e aktivistëve dhe grupeve të mbijetuara nga bomba për të përjashtuar Izraelin për shkak të bombardimeve të Gazës, ku dhjetëra mijëra palestinezë janë vrarë që kur Izraeli filloi të sulmonte grupin militant Hamas pas sulmit të 7 tetorit.

Kryetari i bashkisë së Nagasaki, Shiro Suzuki, u tha gazetarëve javën e kaluar se përjashtimi i Izraelit nga memoriali i ardhshëm i së premtes ishte për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe nuk ishte një vendim politik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!