Ambasadori i BE-së Luigi Soreca vlerësohet me titullin Qytetar Nderi” në Vlorë

schedule15:02 - 21 Mars, 2022

schedule 15:02 - 21 Mars, 2022

Ambasadori Europës në Shqipëri Luigi Soreca këtë të hënë ka marrë titullin qytetar nderi për Vlorën.

Titulli i është dorëzuar ambasadorit Soreca nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

Leli përmes një postimi në Facebook, pas ceremonisë është shprehur se protja e Sorecës në Vlorë do të ngelej e pandryshueshme, për të gjithë kujdesin që ai ka treguar në zhvillimin e qytetit.

Në krye të rrugëtimit të tij në Shqipëri, me ndalesa shenjuese veçanërisht në Vlorë, pata nderin t’i jap titullin ‘Qytetar nderi i Vlorës’, Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ceremonia e sotme ishte vetëm një përshëndetje e përkohshme sepse vizitat e tij në Vlorën që e do aq shumë, si një njeri i rritur afër detit, do të jenë të gjithëhershme.

Do të mbetet njësoj e pandryshueshme mikpritja ime dhe e vlonjatëve për njeriun që u kujdes për zhvillimin e qytetit, siç do të kujdesej për një tokë që dielli, deti e historia, e kanë lidhur gjithnjë me të tijën.

Bashkë me të e prej tij, Evropa ka qenë këtu!”, shkruan Leli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!