Ambasadori Hovenier: Qytetarët qëndrojnë përkrah Ukrainës ndaj kërcënimeve të Rusisë

schedule10:21 - 1 Shkurt, 2022

schedule 10:21 - 1 Shkurt, 2022

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimet që Rusia ia bën shtetit të evropës lindore.

Hovenier ka publikuar një shkrim në webfaqen zyrtare të ambasadës së ShBA-së në Prishtinë mbi provokimet e Rusisë në Ukrainë.

“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!