Ambasadori Hill: Ballkani i Hapur i rëndësishëm për biznesin, vendet e rajonit të kenë bashkëpunim

schedule11:12 - 24 Prill, 2023

schedule 11:12 - 24 Prill, 2023

Ambasadori amerikan ne Beograd, Christopher Hill deklaroi se rajoni i Ballkanit do të ketë sukses nëse do të arrijnë të kenë një bashkëpunim të ndërsjellë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e Dhomës amerikane të Tregtisë në Beograd, Hill u shpreh se vendet e rasjonit duhet të zbatojnë projekte përtej kufijve, ku përmendi edhe nismën “Ballkani i Hapur”.

Sipas Hill, “Ballkani i Hapur” nuk është një proces që udhëhiqet dhe zbatohet nga një vend, por nga të gjitha vendet dhe shtoi se për këtë, duhet bashkëpunim të ndërsjellë.

“Unë mendoj se Ballkani i Hapur është veçanërisht i rëndësishëm për komunitetin e biznesit,” theksoi ai, duke shtuar se roli i Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila është e pranishme në rajon, është të bashkojë dhe të rrjetëzojë të gjitha tregjet e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja për Integrime Evropiane, Tanja Misceviç nënvizoi se Serbia dhe vendet e rajonit nuk shpikin standarde për harmonizim dhe liberalizim reciprok të tregut të Ballkanit Perëndimor dhe nuk krijojnë rregulla të reja, por i marrin ato nga zgjidhjet ekzistuese në praktikën e Bashkimit Evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!