Ambasadori Grenell pas Thaçit takon kryetarin e LDK-së

schedule09:00 - 23 Janar, 2020

schedule 09:00 - 23 Janar, 2020

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell vijon vizitën zyrtare në Kosovë.

Këtë të enjte pas takimit të një dite më parë me presidentin HashimThaçi, Grenell do të takohet me kryetarin e  LDK-së, Isa Mustafa. Informacionet bëjnë me dije se takimi pritet të zhvillohet  në orën 11:30.

Grenell  pas takimit me Thaçin përmes një posimi në Tëitter shkruan se duhet të bëhet progres dhe të hiqet taksa.

Vizita e tij realizohet në kohën e ngërçit institucional që e ka përfshirë Kosovën, pasi që nga përfundimi zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 6 tetor 2019, ku LVV doli fituese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!